Ministria blen ‘Samsung S8’ për 700 euro

Aktuale

Ministria blen ‘Samsung S8’ për 700 euro

Më: 21 tetor 2017 Në ora: 21:44
Samsung S8

Telefoni i blerë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal do të shfrytëzohet nga kabineti i ministrit.

Ministria e Administrimit te Pushtetit Lokal ka blerë telefon “Samsung S8” me vlerë prej 700 eurove.

Këtë blerje e kanë konfirmuar nga Zyra për Informim e kësaj ministrie.

Sipas zyrës, ky telefon është blerë për nevoja të kabinetit të ri të ministrit.

“Telefoni mobil ‘Samsung 8’ është blerë për nevojat e kabinetit të ri politik sipas procedurave të Ligjit të Prokurimit Publik”, thuhet në përgjigjen e MAPL-së për KALLXO.com.

Ky telefon është blerë duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ nr.04/2008, i cili daton që nga koha e UNMIK-ut.

Gazeta Jeta në Kosovë shkroi të mërkurën për blerjet e telefonave të cilat bëhen duke u bazuar në këtë udhëzim administrativ që daton që nga viti 2008.

Në krye të Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal është ministri serb, Ivan Todosijeviq, i cili e ka trashëguar postin nga qeverisja e kaluar e Isa Mustafës.

Ai kishte ardhur në krye të kësaj ministre gjatë vitit 2017.

MAPL edhe vitin e kaluar i kishte blerë zëvendësministrit Gjergj Dedaj, “Samsung S6”, duke shpenzuar 630 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat