Selim Pacolli: Parashihen autobusë dhe trena ekologjikë

Aktuale

Selim Pacolli: Parashihen autobusë dhe trena ekologjikë

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 13:27
Ilustrim

Kandidati i AKR-së për kryetar të Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka dalë me program konkret për zgjidhjen e problemit të sigurisë dhe ngarkesës në trafik, përmes futjes në funksion të autobusëve dhe trenit ekologjik.

Ai tha se në mandatin e ardhshëm katërvjeçar në krye të Prishtinës parasheh edhe futjen në funksion të një sistemi inteligjent të menaxhimit të trafikut dhe shtrirjen e sinjalizmit vertikal dhe horizontal. 

Të gjitha këto masa sipas Pacollit do të kombinohen edhe me thellimin e bashkëpunimit me institucionet e sigurisë, në mënyrë që fëmijët të jenë të sigurt pranë shkollave.

Pacolli konfirmoi që në programin e tij parashihet edhe ndërtimi i nënkalimeve dhe mbikalimeve pranë shkollave ku rreziku që po hasin fëmijët është i një niveli shqetësues. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat