Haradinaj dënon sulmin në Las Vegas

Aktuale

Haradinaj dënon sulmin në Las Vegas

Më: 2 tetor 2017 Në ora: 18:24
Sulmi në Las Vegas.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dënuar sulmin në Las Vegas duke u solidarizuar me kombin amerikan.

Në reagimin e tij thuhet:

“Jam i tronditur nga lajmet që vijnë nga Las Vegas-i dhe Amerika, ku nga një sulm barbar, mbetën të vrarë dhjetëra dhe u plagosën qindra amerikane dhe amerikanë. 

Ndaj dhembjen time dhe të familjes sime, me familjet e viktimave;

Ndaj dhembjen e popullit kosovar dhe të Qeverisë që unë e drejtoj, me kombin krenar amerikan dhe me Qeverinë e ShBA-së.

Egërsia dhe barbaria sot kanë shkaktuar shumë vuajtje në Las Vegas, prandaj në këtë dhimbje qëndrojmë së bashku me familjet e viktimave dhe me ShBA-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat