Selimi: Mjaft më, Kosova meriton më shumë se PAN-i dhe numrat e tij

Aktuale

Selimi: Mjaft më, Kosova meriton më shumë se PAN-i dhe numrat e tij

Nga: Bota sot Më: 24 gusht 2017 Në ora: 13:50
Rexhep Selimi

Pas seancës së sotme në Kuvend, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi ka thënë se është mjaft, pasi Kosova meriton më shumë se PAN-i dhe numrat e tyre, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se PDK-ja po sillet me papërgjegjësi dhe se sot sipas tij, është dashur që edhe AAK e Nisma ta kuptojnë se ku janë futur, nëse këtë nuk e kanë ditur deri më tani.

Postimi i tij i plotë:

Mjaftë më!

"ENOUGH IS ENOUGH!"

PDK-ja e PAN-it, ashtu siç ishte dikur e papërgjegjshme në pushtet, edhe sot si humbëse e zgjedhjeve po sillet me papërgjegjësi. 
Sjellja e PDK-së sot ne Kuvend dëshmon edhe njëherë nevojen që kishte Kosova për ndryshimin e domosdoshem, e që ndodhi më 11 Qershor, ndyshim të cilin Klani PRONTO po mundohet ta zhbëjë. Paramendojeni sikur të ishin këta elementë ende në qeverisjen e vendit! 
Sot edhe AN-i (AAK e NISMA) besoj se duhet ta kenë kuptuar se ku jane futur, nëse këtë nuk e kanë ditur më heret dhe nëse këtë nuk e kanë bërë me qëllimin e vetëm për "copë" pushtet. 
Kosova meriton më mirë e më shumë sesa PAN-i dhe "numrat"e tyre. 
Qytetarët e Kosovës, as nuk e meritojnë e as nuk e durojnë ta riciklojne PRONTO-n serish ne pushtet. Këtë duhet ta dijnë edhe AN-i, nëse duan të dallojnë nga ta. 
Vetë fakti së PDK-ja nuk po mund të flejë e qetë në opozitë është dëshmi së ata nuk e kishin dhe nuk e kanë vendin në Qeveri.

Qytetarët e Kosovës e kanë thënë fjalën e tyre më 11 Qërshor, duke e votuar Lëvizjen VETËVENDOSJE dhe kandidatin e saj për Kryeministër. 
Subjekti fitues dhe kandidati më i votuar duhet ta udhëheqin Kosovën drejtë zhvillimit. 
Kështu tha sovrani!/BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat