Kadri Veseli – kryeministër, fushatë e mbetur në gjysmë

Aktuale

Kadri Veseli – kryeministër, fushatë e mbetur në gjysmë

Më: 17 maj 2017 Në ora: 21:43
Kadri Veseli

Kryesimi i Kuvendit nuk ishte puna e tij e vetme në tre muajt e fundit.

Kadri Veseli angazhoi veten në atë që e quajti “Tur Dëgjimor” për të kuptuar hallet e njerëzve.

Ideja prapa këtij projekti, ishte ta përgatisë vetën për kryeministër, në një palë zgjedhje të reja e të shpejta.

Kjo edhe u zyrtarizua në ditën e dytë të Konventës së 8 të partisë së tij, PDK, më 27 mars. Aty, Veseli u nominua për kryeministër, duke e quajtur projektin e tij një fillm të ri.

Edhe kur u prish koalicioni qeveritar, një javë më parë, Veseli reagoi me një fjalim, kur prapë veten e projektonte si shef i ardhshëm i ekzkutivit.

Si kryeministër i ardhshëm Veseli bëhej hesap edhe nga prurjet e reja në parti. Në këtë cilësi ai u konsiderua deri të martën pasdite vonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat