Nishani: Për Shqipërinë dhe Kosovën dielli lind nga Perëndimi

Aktuale

Nishani: Për Shqipërinë dhe Kosovën dielli lind nga Perëndimi

Më: 11 maj 2017 Në ora: 12:10
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka thënë se e ardhmja e përbashkët e Shqipërisë dhe Kosovës është drejt Bashkimit Evropian.

“Nuk besoj që është rastësi që në të dy vendet tona, jo tash, por para 100 vitesh, është deklaruar dhe është shkruar fort besimi, për ne dielli lind nga perëndimi.

Integrimi evropian, ka thënë Nishani se është proces që ka sfidat e veta si dhe stacionet.

“Përderisa është proces që ka nisur para 100 vitesh në filozofi, parime dhe përcaktim, do të vazhdojë gjatë pa u ndikuar nga procese politike”, ka thënë Nishani në një konferencë për media.

“Unë do të vazhdojë të bëjë përpjekjet e mia për të ridimensionuar rëndësinë e kompromisit për çështje madhore”,ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat