Eksperti i sigurisë: Rreziku Kosovës nuk i vie nga ushtria e lodhur serbe, por ja nga kush

Aktuale

Eksperti i sigurisë: Rreziku Kosovës nuk i vie nga ushtria e lodhur serbe, por ja nga kush

Nga: A.Zh Më: 7 prill 2017 Në ora: 16:11
Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi

Njohësi i çështjeve të sigurisë Fadil Kajtazi, ka reaguar pas lajmit për aksidentin e një aeroplani serb, i cili u rrëzua gjatë ditës së sotme në Shabaci.

Kajtazi në një postim në Facebook, ka thënë se rrëzimi i këtij aeroplani, është edhe një dëshmi për gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet ekonomia serbe, përcjell Bota sot.

Ai ka lavdëruar prezantimin e sotëm të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, lidhur me publikimet e Bankës Botërore, se rritja ekonomike e Kosovës ka kaluar 4.2 %, ndërsa Serbia ka mbetur nën 3%.

Postimi i tij i plotë:

Para disa muajsh nje pjese e portaleve dhe mediave perhapen panike mbi aftesite ushtarake te Serbise. Bera nje reagim analitik te mundesive ushtarake te Serbise ne konstalacionin e tanishem gjeopolitike ne Ballkan dhe nivel global. Analiza ime "Serbia nuk e ka me fuqine e bombes por te fishekezjarrit" ne spikame kishte edhe gjendjen e mjerueshme ne te cilen gjindej aviacioni serb. Rrezimi i sotem i avionit serb Super Galeb G-4, eshte edhe nje deshmi per gjendjen e mjerushme ne te cilen ndodhet ekonomia serbe. Prezantimi i sotem i Kryeministrit te Republikes se Kosoves z. Isa Mustafa te publikimeve te Bankes Boterore se rritja ekonomike ne Kosove ka kaluar 4.2%kurse Serbia ka mbetur nen 3%, eshte fakt inkurajuse pre trendet pozitive te zhvillimit te vendit. Rreziku Kosoves nuk i kanoset nga ushtria e lodhur serbe, rreziku vije nga destabilizimi i brendeshem politik, per te cilin serbet kane infrastruktur ta realizojne./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat