Daut Haradinaj sot një ditë pas ditëlindjes së tij, dhe po ashtu një ditë pas seancës në të cilën prape nuk u vendos për lirimin e vellait të tij Ramush Haradinajt, tregon se cila ishte dëshira më e madhe që donte ta jetonte dje.
Ai përmes një shkrimi të publikuar, tregon se priti që festa e ditëlindjes së tij të përmbushet edhe me pranin e të vëllait por që ndodhi e kundërta dhe Dauti thotë se nuk ishte ditë e mirë për të.
Lexo shkrimin e tij të plotë:
Të nderuar miq,
Shumë kam besuar që do ta festojë ditëlindjen bashkë me Ramushin, kjo nuk ishte dita ma e mir e imja, por më lejoni t’ju falënderoi ngrohtësisht të gjithëve që në cilën do formë më uruat e u solidarizuat me mua.
Shpresoj që nuk do t’u zhgënjej.
Ramushi do të kthehet edhe ma i madh se ishte, sepse jeni ju, Kombi ynë që e nderuat atë dhe gjithë shqiptarët duke e dëshmuar se jemi popull fisnik dhe i madh.
DH.