AAK kërkon nga Qeveria të ndërpres bisedimet me Serbinë

Aktuale

AAK kërkon nga Qeveria të ndërpres bisedimet me Serbinë

Më: 5 janar 2017 Në ora: 13:10
Nënkryetari i AAK-së Ardian Gjini në një konferencë të jashtëzakonshme të mbajtur sot

(E plotësuar) - Një ditë pas arrestimit të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në aeroportin e Baselit, nënkryetari i parë i AAK-së, Ardian Gjini, ka kërkuar sot nga selia e partisë që Qeveria e Kosovës t’i ndërpres menjëherë bisedimet me Serbinë.

Gjini në një konferencë të jashtëzakonshme, ka kërkuar nga autoritetet kosovare që të veprojnë në mënyrë reciproke duke mos lejuar që qytetarët serb të hyjnë në Kosovë.

Gjini: Kërkojmë nga Qeveria të ndërpres bisedimet me Serbinë

“Ne kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që menjëherë t’i ndërpres bisedimet me Qeverinë e Serbisë dhe mos t’i vazhdoj ato derisa të mos tërhiqen aktakuzat, fletë arrestet, për udhëheqësit politikë të Kosovës, Po ashtu kërkojmë nga Qeveria e Kosovës, që në mënyrë reciproke të mos i lejoj qytetarët serb që të hyjnë në Kosovë... Ne edhe këtë rast e shohim si tendencë të Serbisë për ta minuar shtetësinë e Kosovës, për ta fyer popullin e Kosovës, për ta fyer shtetin e Kosovës. Ne po ashtu kërkojmë nga autoritetet franceze të drejtësisë edhe atyre politike që ta kuptojnë se ky fletë-arrest nga Serbia nuk ka fare të bëjë me drejtësinë. Ky është fletë-arrest politik i lëshuar ekzaktë me qëllim të dëmtimit të Kosovës dhe shkatërrimit të imazhit të Kosovës.”, tha Gjini

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, tha se sipas informatave që kanë, kryetari Haradinaj shumë shpejtë do të hyjë në procedura ligjore në organet e drejtësisë franceze.

Gjini: Haradinaj është vizituar nga shërbimi diplomatik i Kosovës në Francë

“Ne me siguri se do të kemi lajme së shpejti, pritet që gjatë ditës Haradinaj të hyjë në procedurë ligjore në Francë dhe po ashtu shpresojmë që kjo do të përfundoj sa më shpejt....Shërbimi diplomatik i Kosovës në Francë e ka vizituar Haradinajn, jemi informuar për vizitë. Haradinaj është mirë, si gjithmonë. Ai si person nuk mund të sillet asnjëherë në pozita të pa lakmueshme. Tani për tani nuk mund ta dimë saktë, po ne kemi biseduar me ambasadorin francez në Kosovë, edhe ai na ka treguar se po bëhet gjithçka që është e mundshme që kjo procedurë të kryhet sa më shpejtë që mundet sipas rregullave që ekzistojnë atje. Ne kemi shumë shpresë se autoritetet e drejtësisë franceze do të jenë të shpejta dhe do ta kuptojnë se këto fletë-arreste nuk kanë bëjnë fare me drejtësinë”, tha Gjini.

Ai në fund ka ritheksuar se janë optimistë që Haradinaj shumë shpejtë do të lirohet nga autoritetet franceze.

Përndryshe, Ramush Haradinaj dje pasdite është ndalur në aeroportin e Bazelit, nga autoritetet franceze, në bazë të një fletë-arresti të lëshuar nga Qeveria e Serbisë në vitin 2004. 

AAK kërkon nga Qeveria të ndërpres bisedimet me Serbinë

Një ditë pas arrestimit të Ramush Haradinajt në aeroportin e Baselit AAK kërkon nga Qeveria e Kosovës që t’ i ndërpres të gjitha bisedimet me Serbinë.

Nënkryetari i AAK-së Ardian Gjini në një konferencë të jashtëzakonshme të mbajtur sot kërkoi po ashtu që pala e Kosovës të veprojë në mënyrë reciproke me udhëheqësit serbë.

Lideri i AAK-së është arrestuar dje në aeroportin e Baselit të Zvicrës ndërsa sot pritet që të dalë para Gjykatës.

Haradinaj është arrestuar në bazë të një fletëarresti ndërkombëtar lëshuar nga Serbia.

AAK mban konferencë për media (Drejtpërdrejt)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat