Ky është vendi ku shqiptari nga Kosova u vra me 22 plumba në Malmo

Aktuale

Ky është vendi ku shqiptari nga Kosova u vra me 22 plumba në Malmo

Më: 4 janar 2017 Në ora: 15:48
Alban Ibraj

Sipas mediave në Suedi, thuhet se shqiptari nga Kosova i vrarë ishte rreth të 20’ave. Ato gjithashtu raportojnë se një 22 vjeçar është arrestuar si i dyshuar lidhur me sulmin

I identifikuar nga mediat në Suedi si Alban Ibraj, edhe pse policia nuk ka dhënë saktë të dhënat e viktimës, duke thënë se nuk ishte i regjistruar në Malmo, thuhet se u vra me 22 plumba – e kjo sipas dëshmitarëve.

Lexo edhe këtë: http://www.botasot.info/aktuale-lajme/633848/ky-eshte-alban-ibraj-shqiptari-nga-kosova-i-vrare-me-22-plumba-ne-malmo/

Dëshmitarët e ngjarjes, kishin thënë për policinë së kanë dëgjuar shumë të shtëna, për të cilat fillimisht besuan se janë fishekzjarrë, por më pas doli se ishte vrasje makabër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Docentgatan në vendin Fosie i cili gjendet afër qendrës së Malmo’s.

Ky është vendi ku u vra shqiptari nga Kosova, Alban Ibraj:

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat