Ambasadori amerikan uron Kosovën për kodin +383

Aktuale

Ambasadori amerikan uron Kosovën për kodin +383

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 16:40
Ambasadori amerikan, Greg Delawie

Ambasadori amerikan, Greg Delawie përmes faqes së tij zyrtare në Twitter ka uruar qytetarët e Kosovës për kodin shtetëror të Kosovës +383.

Urimin e tij ai e bëri në gjuhën shqipe “Urime”, derisa vazhdoi duke thënë se mezi pret ta përdorë kodin +383 në thirrjen e tij drejtë Kosovës atëherë kur gjendjet jashtë vendit.

“Urime! Mezi pres që të telefonoj në Kosovë me +383 kur të dal jashtë vendit”, ka shkruar Delawie.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat