Union i Studentëve të Kosovës, shpreh shqetësimin e tij përmes një komunikate për media për çështjen e ndërtimit në murit ilegal afër Urës së Ibrit në Mitrovicë.
USK kërkon nga Qeveria e Kosovës që të ndërmerr hapa në rrënimin e këtij muri ndarës.
"Nëse muri nuk rrënohet ne do të organizojmë protesta masive dhe nuk japim përgjegjësi për rrjedhën e tyre. Çdo ndërtim që është në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës është i papranueshëm për ne”, thuhet në reagimin e USK-së./BS/