Sahitaj tregon se a ka pasur Enver Hadri kontakte me Xhavit Halitin

Aktuale

Sahitaj tregon se a ka pasur Enver Hadri kontakte me Xhavit Halitin

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 21:33
Enver Hadri

Deklaratat e ish agjentit serb, Bozhidar Spasiq se nuk ka asnjë lidhje me rastin Hadri i kundërshton Agim Musliu.

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu në “Rubikon” ka thënë se Spasiq e kundërshton madje edhe vetën.

Sipas Musliut, ai në libra shkruan detajisht për aktivistin kosovar ndërsa në intervista deklarohet se nuk e njeh.

"Te gjitha këto elemente i përdor në mënyrë shumë përfekte dhe shumë jo profesionale. Në libra ai është shprehur detajisht për Hadrin ndërsa në intervista i mohon. Padyshim se ishte ai ideatori i vrasjes", shtoi tutje ai.

"Fund e kry" është manipulim e tërë situata rreth vdekjes se rastit Hadri, thotë eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu.

Reshat Sahitaj, njeriu që me vite i qëndroi afër aktivstitit, Hadri në Rubikon  theksoi se pretendimet që Hadri merrej me armë janë gënjeshtra.

Tutje Sahitaj foli edhe për raportin e Hadrit me Xhavit Halitin, për të cilët tha se nuk ishin takuar asnjëherë.

"Unë jam rritur me Enver Hadrin. Ai nuk ka pasur lidhje me armët, nuk ka ps e as nuk ka shitur ndonjëherë. Kanë qenë vetëm rrena dhe inskenime. Ai ka qenë intelektual. Shumë lehtë është të akuzosh tash, ne nuk kemi shkuar kah armët”, ka thënë ai.

“Me Xhavit Halitin Enver Hadri nuk është takuar asnjëherë. Enver Hadri nuk ka bërë asnjëherë plane për ta vrarë Milosheviqin, ne e kemi mbytur me diplomaci”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat