Grekët kërcënojnë me veto, Fleckenstein u mbyll gojën

Aktuale

Grekët kërcënojnë me veto, Fleckenstein u mbyll gojën

Më: 29 nëntor 2016 Në ora: 20:39
Komisioni për Politikat e Jashtme në Parlamentit Evropian ka debatuar sot për draft rezolutën e Shqipërisë

Komisioni për Politikat e Jashtme në Parlamentit Evropian ka debatuar sot për draft rezolutën e Shqipërisë, ku pritet të rekomandohet hapja e negociatave.

Ndërsa raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckentein kërkoi që t’i hapet drita jeshile për nisjen e negociatave, por me kusht që të përmbushë kriteret në reformën në drejtësi.

Por, një prej eurodeputetëve greke në komisionit, ngriti problemin e shembjes së shtëpive në Himarë të minoriteti grek.

Eurodeputetët grekë gjithashtu thanë se nuk është normale që në Shqipëri qarkullon ideja e ‘Shqipërisë së Madhe’ pasi kështu rrezikohet stabiliteti në rajonin e Ballkanit.

Nga ana e tij, raportuesi i Shqipërisë Fleckenstein kishte një përgjigje për eurodeputetët grekë për të cilët tha se janë shfaqur shpesh herë problematikë kur flitet për anëtarësime të në BE.

“Kolegët grekë shpesh pretendojnë probleme me shumë vende”, tha Fleckenstein.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat