Astrit Dehari, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka vdekur në rrethana të paqarta, gjatë kohës sa po qëndronte në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, si i dyshuar për sulmin me zollë ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
Në mbrëmjen e 5-së nëntorit, ai humbi jetën brenda qelisë së tij, ndërsa vetëm pas pothuajse dy javë hetimesh, Kryeprokurori i Prizrenit Sylë Hoxha, doli me një raport zyrtar të autopsisë, që thoshte se ai vdiq nga asfiksia, që e shkaktoi vetë dhe rasti u cilësua si vetëvrasje.