Hahn: Kosova, hapa përpara për heqjen e vizave

Aktuale

Hahn: Kosova, hapa përpara për heqjen e vizave

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 12:06
Komisioneri Johannes Hahn

Komisioni Europian njohu ecurinë pozitive të Kosovës në përpjekje për të marrë liberalizimin e vizave.

Komisioneri Johannes Hahn deklaroi në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian se Prishtina ka ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm për marrjen e vendimit të lëvizjes së lirë.  Megjithatë, Hahn vuri në dukje se janë dy kritere ku kërkohet më shumë përpjekje.

E para është tejkalimi i tensioneve të forta politike në vend dhe e dyta forcimi i shtetit ligjor dhe demokracisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat