Deputetët kërkojnë zbardhjen e të vërtetës për vdekjen e Deharit

Aktuale

Deputetët kërkojnë zbardhjen e të vërtetës për vdekjen e Deharit

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 14:22
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Kuvendit

Anëtarët e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Kuvendit kanë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Në mbledhjen e mbajtur sot ky Komisioni kërkoi nga organet kompetente që në kohë sa më të shpejtë dhe në mënyrë profesionale të zbardhin të vërtetën dhe të gjejnë shkaktarët e vdekjes së personit të paraburgosur. 

“Ka qenë rast i rëndë dhe besojmë se organet kompetente do të dalin me raporte mbi gjendjen e vërtetë për ditën e shtunë në burgun e Prizrenit”,  tha kryetarja e këtij komisioni  Selvije Halimi.

Në këtë mbledhje Komisioni përkrahur raportin me amendamente të grupit të punës së Komisionit për Projektligjin për Akademinë e Drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat