Vuçiq: Rama mund të kërkojë çfarë të dojë për Kosovën, por...

Aktuale

Vuçiq: Rama mund të kërkojë çfarë të dojë për Kosovën, por...

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 21:44
Vuçiq

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se i është përgjigjur në mënyrë dinjitoze dhe të përgjegjshme kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Ai shtoi se Serbia dëshiron të ketë marrëdhënie të mira ekonomike dhe politike me Shqipëri, për shkak se ajo sjell të mira për Serbinë.

Në çështjen e kërkesave që Rama që ai i përcjelli në Serbia, e njëra ndër to ishte se ajo duhet ta të njohë Kosovën, Vuçiq tha se ai e respekton kërkesën e tij, pasi ai dhe çdo parti politike mund të kërkojë atë që dëshirojnë, por qëndrimet e Serbisë janë të pandryshueshme.

“Në një mënyrë dinjitoze dhe të përgjegjshme i jemi përgjigjur Ramës, i cili u nderua nga Serbia, Rama do të jetë i nderuar dhe i respektuar këtu në Nish, sepse ne besojmë se duhet të zhvillojmë marrëdhëniet më të mira ekonomike dhe politike me Shqipërinë për të fituar edhe ne në këtë aspekt për të krijuar vende të reja pune dhe vendpushime që njerëzit të vizitojnë qendrat turistike në Shqipëri dhe anasjelltas”, tha Vuçiq.

Ai shtoj se Serbia mund të përfitojë, por nuk mund të humbas asgjë nga kjo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat