Muja me propozim për zhbllokimin e demarkacionit

Aktuale

Muja me propozim për zhbllokimin e demarkacionit

Më: 12 tetor 2016 Në ora: 21:04
Ilustrim

Deputeti i pavarur, Shaip Muja, i ka dorëzuar Kuvendit të Kosovës një propozim për zhbllokimin e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi. Në propozimin, të cilin e ka siguruar Monitor, Muja ka thënë se duhet të krijohet edhe një grup shtesë për përforcimin e Komisionit Shtetëror me deputetë dhe ekspertë nga jashtë Kuvendit.

Kjo, sipas Mujës, do t’i shërbente analizimit dhe prezantimit para palës së Malit të Zi dhe faktorit ndërkombëtar, që lëshimet e mundshme që janë bërë nuk kanë qenë të qëllimshme, por kanë qenë lëshime profesionale, e që kanë mundësi të korrigjohen.

Në propozimin, të cilin ai ia ka dorëzuar Kuvendit në muajin shtator, Muja parasheh ratifikimin e pjesshëm të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Kjo për shkak se, sipas këtij propozimi, marrëveshja nuk është gabim në tërësi por vetëm në disa segmente të vijës kufitare. Sipas tij, me këtë ratifikim të veçantë Kosova duhet ta njoftojë Malin e Zi dhe BE-në përmes rrugëve diplomatike.

“Segmente jo të miratuara precizohen dhe njoftohet në rrugë diplomatike Mali i Zi, që në këto segmente, ne kemi vërejtje të bazuara dhe të dokumentuara, që janë bërë përgjatë punës së dy komisioneve shtetërore dhe kërkojmë që Komisionet të ulen edhe njëherë dhe të analizohen lëshimet e bëra gjatë diskutimeve, gjatë precizimeve teknike dhe të njëjtat ta riformulojnë një ankesë dhe një marrëveshje tjetër. Kjo marrëveshje do të dërgohej në dy parlamentet për ratifikim përfundimtar”, thuhet në mes të tjerash në porpozimin e Mujës.

Ai ka sqaruar se kjo zgjidhje do të jetë e përkohshme deri në një marrëveshje finale.

“Për zgjidhjen e këtij problemi, i tërë kufiri duhet të analizohet në gjithsej dhjetë segmente”, ka porpozuar Muja.

Propozimit të tij Muja ia ka bashkangjitur edhe hartën e cila tregon se në cilat segmente demarkacioni është bërë gabim. Sipas Mujës ky porpozim krijon kushte për një konsensus nacional.

Ja propozimi politiko- teknik për zhbllokimin e demarkacionit Kosovë- Mal i Zi :

1. Ky propozim nuk nëkupton heqje dorë nga delimitimi i parë, pas luftës së dytë botërore në vitin 1945 dhe të aranzhuar deri në vitin 1974 e që lë hapësirë dokumentuese, shih kushtetutën e Malit të Zi të vitit 1946

2. Materialet e përdorura që mbështet ky propozim janë vetëm ato zyrtare para datës 31/ 12 /1988

3. Ky propozim pas miratimit të Komisionit për planfikim hapësinor ose ndonjë komision të veçantë të krijuar nga Kryesia e Kuvendit do ta përgatisë në mënyrë precize për t’u miratuar në senacë plenare

4. Miratimi apo ratifikimi do të jetë segmentar (sipas segmenteve të caktuara) sepse kufiri nuk është në të gjithë gjatësinë i bërë keq, sipas vlerësimeve, por në disa segmente dhe Kosova ka mundësi ta përdorë faktin, sikur e ka përdorur Mali i Zi në rastin me Kroacinë për Prevllakun

5. Miratimi në Senacë plenare nga i gjithë spektri politik në segmentet ku nuk ka vërejtje vija kufitare dhe mosmiratimi me pikat dhe kuotat precize ku ka vërejtje

6. Segmente jo të miratuara precizohen dhe njoftohet në rrugë diplomatike Mali i Zi, që në këtë segmente, ne kemi vërejtje të bazuara dhe të dokumentuara, që janë bërë përgjatë punës së dy komisioneve shtetërore dhe kërkojmë që Komisionet të ulen edhe njëherë dhe të analizohen lëshimet e bëra gjatë diskutimeve, gjatë precizimeve teknike dhe të njëjtat të riformulojnë një ankesë a marrëveshje tjetër e cila do të dërgohej në dy parlamentet për ratifikim përfundimtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat