“Çmenden” për Trepçën, e gjithë Serbia në këmbë

Aktuale

“Çmenden” për Trepçën, e gjithë Serbia në këmbë

Nga: P.R Më: 11 tetor 2016 Në ora: 10:23
Trepça

Ditë më parë, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për Trepçën me të cilin, siç thanë deputetët, gjigandi ekonomik do të rimëkëmbet dhe do të rikthehet në treg.

Me 79 vota për, asnjë kundër dhe 14 abstenime, deputetët e kaluan Ligjin e për Trepçën, i cili ngjalli kundërshtimet e ashpra të deputetëve të Listës Serbe, që nuk qëndruan deri në fund të seancë.

Po ashtu pas miratimit të këtij ligji, Lista Serbe, ka ngrirë të gjitha postet e saj në institucionet e Kosovës.

Ndërsa, në Serbi, miratimi i Ligjit për Trepçën, ka shkaktuar një tronditje për opinionin publik në Serbi, duke ngjallur reagime të shumta, ku sipas politikanëve serbë, Trepça i përket Serbisë, dhe se ajo çfarë janë duke bërë shqiptarët në Kosovë me “Trepçën” është grabitje, uzurpim.

Presidenti serb, Tomislav Nikolic, për mediat serbe, ka thënë se tashmë janë prekur “vijat e kuqe”.

“Ne iu kemi lënë shumë gjëra shqiptarëve në Kosovë.Duhet të vendosen kufij. Për këtë arsye, nuk duhet të bëjmë lëshime kur bëhet fjalë  për shitjen e Trepçës, si dhe kur filitet për  pronën e  Telekom. Nëse Brukseli në të vërtetë  i vendos ato për vazhdimin  e negociatave,” ka deklaruar Nikoliq.

Po ashtu edhe Marko Gjuriq, Drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë, ka thënë se mund të ndërmerren të gjitha hapat  për t’iu siguruar mbështetje pronarëve të Trepçës, për të filluar procedurën e arbitrazhit, ku sipas tij qeveria serbe do të angazhojë ekspertë të njohur ndërkombëtarë në këtë çështje.

“Ne do të përdorim të gjitha mjetet për të mbrojtur atë që është e jona”, ka thënë Gjuriq.

Gjithashtu edhe patriarku serb, Irinej, ka vazhduar me deklarata politike, duke e quajtur Kosovën "Jerusalem i Serbisë", dhe se nuk do të lejojnë kurrë që Serbia ta humbë Ksoovën.

“Kosova nuk është vetëm gjeografi, është Jerusalemi ynë, toka jonë e shenjtë, gjithçka që është rënjë e kulturës dhe historisë serbe gjendet në Kosovë. Kosova nuk bën të humbet, e as që do e lejojmë një gjë të tillë” tha Irinej për mediat serbe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat