Gaxherri: Nuk do të lejohet as kisha dhe as xhamia në oborrin e UP-së

Aktuale

Gaxherri: Nuk do të lejohet as kisha dhe as xhamia në oborrin e UP-së

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 10:36
Besa Gaxherri

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka filluar me shqetësimin e banorëve në lagjen “Dardania”, të cilët u larguan ditë më parë nga policia e Kosovës, vendimi i gjykatës ka ardhur në kohë të papërshtatshëm në fillim të dimrit.

Xhevahire Izmaku në emër të grupit parlamentar të PDK-së, duke thënë se ka tri ditë që opinioni është tronditur me pamje të rënda të largimit të banorëve.

“Nga informacionet që i kemi mbledh nga të gjitha palët rezulton që kemi të bëjmë me një numër të madh të familjesh dhe pamundësinë për t’u kthyer në shtëpitë  tyre. Strehimi është e drejtë njerëzore e garantuar me kushtetutë dhe konventa ndërkombëtarë. Duke mos dashur të paragjykoj as të interpretohet si presion nga koha si është bërë dhe koha kur është ndërmarrë aksioni kam një varg dilemash sa i përket vendosjes së ligjshmërisë. Vendimi i gjykatës ka ardhur në kohë të papërshtatshëm në fillim të dimrit. Fëmijët në shkollë dhe banorët e këtyre ndërtesave tashmë kanë bërë një shkresë Gjykatës Kushtetuese dhe aksioni ka vazhduar pa vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha ajo.

Kurse, deputetja e LDK-së, Besa Gaxheri ka reaguar ndaj tentimit për të rregulluar kishën serbe në oborrin e UP-së, duke thënë se nuk do të lejohet as kisha dhe as xhamia në oborrin e UP-së.

“Shteti ynë është shtet laik. Serbet e Kosovës e kanë obligim ta respektojnë kushtetutën dhe nuk do të lejohet as kishë as xhami në oborret e institucioneve as UP-së . Kryeministër tërhiqeni vërejtjen dhe të merrni masa ndaj zv kryeministrit Stojanoviq, i cili provokoi situatën. Stojanoviq me këto gjëra nuk ka lojëra, askush të mos provoj të na provokoj dhe të na prek plagët që janë ende të hapura. Qytetarët i lus të mos bien në provokim të askujt. Kosova i ka institucionet e veta për ti zgjidhur problemet”, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat