Izmaku: Të ndërpritet largimi i banorëve nga banesat në Dardani

Aktuale

Izmaku: Të ndërpritet largimi i banorëve nga banesat në Dardani

Më: 22 shtator 2016 Në ora: 10:30
Xhevahire Izmaku

Xhevahire Izmaku, deputete e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike, ka thënë se duhet të ndërpritet menjëherë dëbimi i banorëve nga banesat e lagjes ‘’Dardania’’.

‘’Të ndërpritet menjëherë largimi i banorëve nga banesat e tyre ku aktualisht po banojnë.’’

‘’I rekomandojmë komunës së Prishtinës dhe të gjitha institucioneve të tilla që në kuadër të këtyre dispozitave ligjore këtë çështje ta rregullojnë me një marrëveshje.’’

‘’Kuvendi i Kosovës, është duke përgatitur një legjislacion për të ndryshuar ligjin përkatës i cili do të shqyrtohet në ditët në vijim’’, ka përfunduar Izmaku, në seancën e parë parlamentare për sezonin vjeshtor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat