Veseli: Demarkacioni do të votohet më 1 shtator

Aktuale

Veseli: Demarkacioni do të votohet më 1 shtator

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 23:46
Kryetari i PDK-së Kadri Veseli

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka thënë se demarkacioni me Malin e Zi do të votohet më 1 shtator.

Ai këtë deklaratë e ka thënë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së që ka filluar në orën 18:00.

Veseli tha se të gjithë duhet të jenë të qetë dhe se duhet të mendojnë për të ardhmen dhe se nuk duhet të prishen marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendeve tjera evropiane.

Sipas tij deputetët duhet të mendojnë ka të shkojnë nga integrimi evropian apo nga kthimi prapa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat