Tahiri uron qytetarët e Mitrovicës për zhbllokimin e urës

Aktuale

Tahiri uron qytetarët e Mitrovicës për zhbllokimin e urës

Më: 30 gusht 2016 Në ora: 16:40
Edita Tahiri në Mitrovicë

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka vizituar për herë të parë që kur ka filluar rivitalizimi i urës kryesore mbi lumin Ibër, qytetin e Mitrovicës.

Ajo  fillimisht është pritur nga kryetari i komunës Agim Bahtiri, në kabinetin e tij dhe më pas kanë vizituar urën kryesore ku po vazhdojnë punimet për rivitalizimin e saj dhe kanë vizituar edhe pjesën veriore të qytetit, ku janë takuar me qytetarë shqiptarë dhe kanë pirë kafe në objektin hotelier “Dolçevita”, duke zgjuar kështu kureshtjen e qytetarëve të shumtë serbë që ishin aty.

Gjatë qëndrimit në “Dolçevita”, Tahiri dhe Bahtiri, folën përmes telefonit edhe me kryetarin e komunës në veri të Mitrovicës, Goran Rakiq, i cili iu dëshiroi qëndrim të këndshëm në veri të qytetit dhe kërkoj falje që nuk mund të ju bashkëngjitet për të pirë kafe, pasi që është duke mbajtur mësim në fakultet.

Qëllimi i vizitës së sotme të Tahirit në Mitrovicë, është që të përgëzohen banorët për fillimin e punëve për rivitalizimin e urës mbi lumin Ibër, bëhet e ditur në një kumtesë për media të Zyrës së Tahirit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat