Gecaj, Vuçiqit: Serbia dështoi para 17 vitesh dhe do të dështojë prapë

Aktuale

Gecaj, Vuçiqit: Serbia dështoi para 17 vitesh dhe do të dështojë prapë

Më: 10 gusht 2016 Në ora: 10:07
Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj

Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka komentuar deklaratën e kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq.

Ky i fundit ka deklaruar se çështja e Kosovës mbetet një sfidë e madhe për mandatin e qeverisë së tij e cila nuk e njeh siç thotë ai shpalljen në mënyrë të anshme të pavarësisë së krahinës jugore serb.

Me këtë rast, Bajram Gecaj përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se “ Vuçiq i cili para 17 vitesh zotohej se Serbia kurrë nuk do ta lëshoj Kosovën, duket se tani ka zbrit në zotime shumë më modeste se atëherë, por të cilave as vet ai nuk u beson”.

"Është mu Kryeministri Vuçiq ai i clili para 17 vitesh zotohej se Serbia kurrë nuk do ta lëshoj Kosovën. Duket se tani ka zbritë në zotime shumë më modeste se atëherë, por të cilave as vet ai nuk u beson. Trepça, Ujmani e Brezovica janë asete të mu asaj Kosove së cilës ai, si ministër i atëhershëm i kasapit të Ballkanit, mundohej t’ia zhbënte popullaten…kanë dështuar atëher dhe do ta pësojnë prap", shkruan Gecaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat