Gjini: Nuk mund të themi se kanë ndryshuar pozicionet për demarkacionin

Aktuale

Gjini: Nuk mund të themi se kanë ndryshuar pozicionet për demarkacionin

Më: 5 gusht 2016 Në ora: 13:14
Ardian Gjini

Nënkryetari i AAK‘së, Ardian Gjini ka thënë se as pas takimit me ambasadorët nuk është arritur një konsensus sa i përket çështjes së Demarkacionit.

Ai edhe një herë ka rikonfirmuar se qëndrimin se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka ndërruar pozicion pwr Demarkacionin.

“Nuk ka ndrrim të pozicioneve, AAK e mban qëndrimin se marrëveshja për demarkacionin si qështë sjellë kështu është ë gabueshme, sot e ka thënë edhe kryetari Haradinaj, njëjtë kanë mbajt qëndrim edhe partitë e tjera opozitare, Kryeministri mendon se gjithçka ka shkuar sipas procedurave dhe me rregull. Në këtë pikë nuk kemi pas ndonjë përafrim mirëpo duhet shikojmë se cfarë do të ndodh tutje”, ka thënë Gjini.

Ai tha se nuk beson që prej sot dikush mund të del dhe të thotë se gjithçka është e mundshme , se konsensusi është i mundshëm, po këto çështje janë procese, mendoj se kemi pas mundësi që një takim kësisoj ta kemi para nënshkrimit të marrëveshjes për Demarkacion dhe Asociacion, por edhe takimin me ekspert para se me u nënshkru këto marrëveshjeve, por fatkeqësisht nuk e kemi pas”, ka thënë Gjini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat