Tahiri flet për takimet me ish-krerët e partisë së tij në Hagë

Aktuale

Tahiri flet për takimet me ish-krerët e partisë së tij në Hagë

Më: 22 maj 2024 Në ora: 00:32
Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka folur edhe për vizitat që i ka bërë te ish-krerët e partisë së tij, në Hagë, ku po mbahen që nga viti 2020, si të akuzuar për krime lufte nga Gjykata Speciale.

”Hyrja fillimisht është e rëndë emocionalisht, daljen e kemi shumë më të lehtë, sepse marrim kurajo dhe besim nga ata njerëz.

Kjo është një betejë e Kosovës ata nuk po ballafaqohen për interesa personale ata po ballafaqohen për betejën e fundit të Kosovës, atyre iu ra hise, do të dalin fitimtar”, tha Tahiri.

Ai tutje ka shtuar se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të fokusar vetëm në procesin gjyqësor të tyre, teksa tha se temat rreth politikës për ta do jenë ”një dashakeqësie me lendu procesin”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat