Kurti takon partnerët e koalicionit nga komunitetet joshumicë

Aktuale

Kurti takon partnerët e koalicionit nga komunitetet joshumicë

Më: 21 maj 2024 Në ora: 22:45
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar sot një darkë pune me partnerë të koalicionit qeverisës dhe përfaqësues të komuniteteve joshumicë në Kuvend.

Kurti i informoi partnerët e koalicionit për procesin e konsultimeve politike me partitë parlamentare, si dhe theksoi rëndësinë e vendimmarrjes së përbashkët për proceset e ardhshme demokratike, përfshirë edhe diskutimin se cila është koha më e përshtatshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“E rëndësishme ishte gjithashtu mbështetja e partive të komuniteteve joshumicë dhe konfirmimi i angazhimit të Qeverisë dhe Kryeministrit për ngritjen dhe fuqizimin e përfaqësimit të komuniteteve dhe mbështetja e vazhdueshme për ta me projekte konkrete”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Shefi i Qeverisë ishte i shoqëruar edhe nga shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në takim të pranishëm ishin: zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, kryetari i Grupit Parlamentar multietnik Enis Kervan, nënkryetari i Kuvendit, Bahrim Shabani, deputetët, Fidan Jilta, Fridon Lala, Duda Balje, Samra Ilijaz, Bekim Arifi dhe Erxhan Galushi, me të cilët bisedoi për agjendën legjislative dhe rëndësinë e dinamikës së miratimit të Marrëveshjeve Ndërkombëtare dhe ligjet e rëndësisë së veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat