Kurti njofton se për 2 javë mbi 300 serbë konvertuan patentë shoferët ilegalë në RKS

Aktuale

Kurti njofton se për 2 javë mbi 300 serbë konvertuan patentë shoferët ilegalë në RKS

Më: 21 maj 2024 Në ora: 22:44
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri, Albin Kurti, ka bërë të ditur se mbi 300 serbë në më pak se 2 javë kanë konvertuar patentë shoferët e lëshuara nga strukturat ilegale të Serbisë në ato të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Teksa ka ftuar të gjithë qytetarët që kanë patentë ilegale t’i konvertojnë në legale, Kurti ka theksuar se kanë kohë 3 muaj – deri më 9 gusht.

“Për 3 muaj, ata me patentë shoferë të lëshuar nga strukturat ilegale paralele të Serbisë do të mund t’i konvertojnë ato në patentë të Kosovës.

Në më pak se 2 javë nga kjo mundësi përfituan 313 bashkëqytetarë tanë. I bëj edhe një herë ftesën time të gjithë atyre që kanë të drejtë”, ka shkruar Kurti në X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat