Analisti Sadri Ramabaja insistonte se AAK-ja nuk është e gatshmë për zgjedhje, por Daut Haradinaj i tha se partia e tij është e gatshme që të shkojë në zgjedhje “nesër në mëngjes”.
Teksa u bisedua për zgjedhje, Daut Haradinaj pohoi se ka një formulë për shkuarjen në zgjedhje.
“Tash unë po i them a don ti me shku në zgjedhje, unë po ta kallxoj formulën ma të lehtë vëje në votëbesim qeverinë edhe shkojmë. Qysh shkohet në zgjedhje na e dimë tash”, tha Haradinaj.
“Ju nuk jeni të gatshëm të shkoni?”, e pyeti Ramabaja – Haradinajn.
“Ne jemi të gatshëm nesër në mëngjes”, i tha Haradinaj – Ramabajës.