Islami: Aksioni në veri në përputhje me Ligjin dhe Kushtetutën e vendit

Aktuale

Islami: Aksioni në veri në përputhje me Ligjin dhe Kushtetutën e vendit

Më: 21 maj 2024 Në ora: 19:33
Avni Islami

Avni Islami, njohës i çështjeve të sigurisë, thotë se asksioni që ndërmori Policia  për mbylljen e gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit është janë në përputhje me Ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Pas një maratone bisedimesh lidhur me dinarin, për përdorimin e tij në territorin e Kosovës, dhe pas redakilizimit të kërkesave të Qeverisë Serbe dhe dështimit të atyre bisedimeve, instutucionet e Kosovës kanë ndërmarrë një varg veprimesh të cilat janë në përputhje me Ligjin dhe Kushtetutën e vendit. Pra, veprimet të cilat ndalojnë bankat serbe të operojnë në territorin e Kosovës është në përputhje të plotë me ligjet aktuale dhe Kushtetutën tonë. Prandaj, ky veprim në aspektin juridik dhe të së drejtës ndërkombëtare është plotësisht me vend dhe plotësisht me të drejtë”, thotë Islami.

Islami thotë se vendimet e tilla po e kthejnë dinjitetin dhe po e  plotëosjnë sovranitetin në tërë territorin e Republikës së Koosvës.

“Mirëpo politikisht, unë nuk jam i thirrur ta vlerësoj, mirëpo ndaj mendime me atë se vendimet e tilla po e kthejnë dinjitetin dhe po e plotësojnë sovranitetin në tërë territorin e Republikës së Kosovës, jo vetëm me  anë të masave reprezive, pra përmes Policisë por edhe vendosjen e ligjshmërisë në vend, pra duke e funksionalizuar bankat e Kosovës dhe duke i pamundësuar bankave ilegale të cilat veprojnë dhe operojnë në vendin tonë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat