Eksperti: Reagimi i DASH-it është për nivelin politik, assesi për nivelin profesional të Policisë

Aktuale

Eksperti: Reagimi i DASH-it është për nivelin politik, assesi për nivelin profesional të Policisë

Më: 21 maj 2024 Në ora: 19:26
Drizan Shala

Drizan Shala, ekspert i sigurisë, thotë se aksioni për mbylljen e gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit në aspektin legal dhe legjitim, Policia  e Kosovës ka dëshmuar profesionalizëm

“Policia e Kosovës ka vepruar sipas informacioneve operative duke lokalizuar dhe verifikuar që këto gjashtë lokacione në pjesën veriore janë duke kryer aktivtete ilegale. Në bazë të vendimit të BQK-së se valutë këmbimore është euroja dhe këto gjashtë hapësira në pjesën veriore kanë vepruar edhe pa licensë të BQK-së. Në aspektin legal dhe legjitim, Policia ka dëshmuar profesionalizëm duke përpunuar çdo informacion për me pasuruar operativën, duke asistuar në legjitimitetin në pjesën veriore”, tha ai.

Shala thotë se reagimi i DASH-it vjen si shqetësim në nivelin politik dhe asesi për nivelin profesional të Policisë së Kosovës, të cilët e kanë kryer punën në mënyrë të ndershme.

“DASH-i ka një shqetësim në aspektin që është gjeostrategjik dhe gjeopolitik, duke pasur për bazë që ka një potencial që ekuilibri i sigurisë mund të prishet nga tentativa që të zbatojnë ligjshmëri dhe legalitet në veri. Pra, kjo ka ndikuar që DASH-i të reagojë dhe reagimi është për nivelin politik dhe asesi për nivelin profesional të Policisë së Kosovës, të cilët e kanë kryer punën në mënyrë të ndershme”, theksoi ai.

Shala tha se DASH-i e ka parë shkelje dërgimin e të gjitha forcave Speciale në pjesën veriore dhe shërben për destabilizim të veriut.

Për Shalën, institucionet politikbërëse komunikimin me aleatët ta kenë primar.

“Instutucionet politik bërëse në Kosovë do duhej që komunikimin reciprok, në nivelin strategjik të jetë primar dhe çelësi kryesor i hapjeve të portave të bashkëpunimit në kontekstin politik që reflektohet në aspektin e sigurisë. Policia ka takime të përditshme në strukturat e ndryshme të sigurisë ndërkombëtare dhe i kanë shkëmbyer informacionet e tyre që do të ketë një aksion të tillë në zbatueshmërinë e vendimit të BQK-së sa i përket përdorimit së monedhës së Kosovë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat