Berisha tregon dy data se kur mund të mbahen zgjedhjet

Aktuale

Berisha tregon dy data se kur mund të mbahen zgjedhjet

Më: 21 maj 2024 Në ora: 18:35
Hysen Berisha

Deputeti i PDK-së, Hysen Berisha ka thënë se për të mirë të Kosovës, kjo Qeveri duhet të ndalët sa më shpejt.

Berisha ka thënë se datat më reale për mbajtjen e zgjedhjeve janë 27 qershori ose 7 korriku, por sipas tij nëse veç nuk ndodh atëherë pas pushimeve verore kalohet në kohën kushtetuese për mbajtje të zgjedhjeve të rregullta.

“Nuk i kemi votat për shpërndarjen e Kuvendit… Opozita duhet që të shkojë në versionin e saj, të shpërndarjes së Kuvendit me anë të mocionit dhe të caktohet data e zgjedhjeve.

Ne e kemi preferuar fillimin e qershorit, por janë afatet kushtetuese që e hëngrën atë kohë, tani ka ngelur fundi i qershorit, që mos me na mbetet fillimi i korrikut… Data më reale do të ishte 27 qershori, nëse jo pastaj është 7 korriku, nëse jo shkojmë në pushime verore dhe me pas hymë brenda kohës kushtetuese të mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta. Tani unë mendo që s’ka më logjik, mirëpo kjo Qeveri duhet të ndalët sa më shpejt”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat