Kurti takoi Pastorin e Kishës Protestante Ungjillore, diskutuan mbi Projektligjin për liritë fetare

Aktuale

Kurti takoi Pastorin e Kishës Protestante Ungjillore, diskutuan mbi Projektligjin për liritë fetare

Më: 21 maj 2024 Në ora: 16:43
Gani Mehmetaj dhe Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Pastorin e Kishës Protestante Ungjillore “Bashkësia e Popullit të Zotit”, Artur Krasniqi, bashkë dhe me përfaqësues të tjerë nga Kisha Ungjillore, Arteida Krasniqi dhe Gani Mehmetaj.

Sipas komunikatës për medie të Qeverisë, ata diskutuan mbi Projektligjin për liritë fetare, i cili u vlerësua pozitivisht nga përfaqësuesit e Kishës Ungjillore, teksa shprehën dhe keqardhjen që ky projektligj nuk po votohet në Kuvend.

“Kjo ndodh për shkak që projektligji në fjalë duhet votuar edhe nga 2/3 e përfaqësuesve të komuniteteve, si ligj i interesit vital. Votimi i tij nënkupton rregullimin e statusit të bashkësive fetare në vend, që çon drejt gëzimit të plotë të lirisë fetare e cila garantohet me Kushtetutë e Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut si pjesë e saj.

Zyra e Kryeministrit ka shtyrë përpara këtë projekligj të rëndësishëm, me qëllim mbrojtjen e të gjitha bashkësive fetare që jetojnë e veprojnë në Kosovë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat