Aksioni i djeshëm në veri, OSCE: Është thelbësore që të dyja palët të vazhdojnë të angazhohen në dialog

Aktuale

Aksioni i djeshëm në veri, OSCE: Është thelbësore që të dyja palët të vazhdojnë të angazhohen në dialog

Më: 21 maj 2024 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Misioni i OSBE-së ka deklaruar se i ka parë me shqetësim mbylljen e gjashtë filialeve të Bankës së Kursimeve Postare Serbe në veri të vendit dje gjatë një aksioni të Policisë së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës.

“OSBE-ja mirëpret përpjekjet e bëra nga BE-ja, si lehtësues i dialogut Beograd-Prishtinë, për të gjetur një dakordim përpara për trajtimin e transaksioneve me para të gatshme”.

“Është thelbësore që të dyja palët të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive me BE-në në një përpjekje të dyfishuar për t’i zgjidhur këto çështje brenda dialogut, për të shmangur veprimet destabilizuese dhe për t’i bërë prioritetet kryesore interesat dhe mirëqenien e banorëve të zakonshëm nga të gjitha komunitetet”, thuhet në reagim të OSBE-së.

Edhe BE dhe Departamenti amerikan kanë reaguar në lidhje me këtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat