Rukiqi: Me Kurtin kryeministër, janë hapur më pak vende pune

Aktuale

Rukiqi: Me Kurtin kryeministër, janë hapur më pak vende pune

Më: 21 maj 2024 Në ora: 09:39
Berat Rukiqi

Ish-kryetari i Odës Ekonomike, njëherësh anëtar i LDK-së, Berat Rukiqi ka thënë se pushteti aktual në asnjë formë nuk e ka ndihmuar jetën e qytetarëve.

Rukiqi thotë se çdo vend i punës i krijuar është si formalizëm.

“Janë shifra të rritura artificialisht. Mesatarisht edhe gjatë qeverisjeve të kaluara kanë arritur të krijohen 30 mijë vende të punës çdo vit në Kosovë dhe kjo nuk është ndonjë rezultat që e dallon këtë qeveri me qeverisjet e kaluara”, ka pohuar Rukiqi.

Ai ka shtuar se kryeministri Kurti dhe Qeveria që e ka drejtuar ai kanë pasur zero ndikim në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat