Osmani e pret ministren nga Katari, flasin për ndihmën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Aktuale

Osmani e pret ministren nga Katari, flasin për ndihmën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Më: 20 maj 2024 Në ora: 11:20
Pamje nga takimi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje të Katarit, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad.

Osmani ka theksuar se Kosova vlerëson thellësisht mbështetjen e vazhdueshme të Katarit, veçanërisht në ndihmën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, por edhe për ofrimin e ndihmave humanitare gjatë dhe pas luftës.

“Më tej, Presidentja Osmani  ka nënvizuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të raporteve me Katarin dhe në këtë kontekst ka përmendur fushën e mirëqenies sociale, mbështetjen për invalidët e luftës, sektorin e shëndetësisë, turizmin si dhe projekte të tjera investuese.

Në takim, ndër të tjera u diskutua edhe për zhvillimin dhe përmirësimin e shërbimeve mbështetëse të familjes, duke përfshirë programet e fokusuara në mirëqenien e fëmijëve dhe grave.” – thuhet në njoftimin e Presidencës.

Katari ka qenë një mbështetës i vazhdueshëm i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat