Dumoshi e LDK-së: Kjo Qeveri duhet me dhënë dorëheqje

Aktuale

Dumoshi e LDK-së: Kjo Qeveri duhet me dhënë dorëheqje

Më: 20 maj 2024 Në ora: 09:38
Vlora Dumoshi

Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi, e konsideron skandaloze udhëheqjen e Qeverisë nga kryeministri Albin Kurti.

‘’Kemi skandale të pa riparueshme diplomatike, pastaj nuk e kemi asnjë njohje, e kemi refuzimin e projektit strategjik të gazit, ku Kosova i ka humbur rreth 200 milion dollarë të garantuara nga SHBA-ja, pastaj kemi rritjen enorme të faturave të energjisë, në anën tjetër nuk kemi as rritje të pagave. Rritja enorme e çmimeve e gjërave esenciale’’ shprehet ajo

Dumoshi, e konsideron skandaloze po ashtu udhëheqjen në politikën e jashtme e që e konsideron edhe mjerim dhe se dialogu sipas saj është kthyer nga dialog politik në teknik.

‘’Politika e jashtme ka qenë skandaloze, është mjerim çka ka ndodhë. Kalimi i dialogut nga politik në teknik, ky është dëmi më i madh që i ka kushtuar politikës kosovare’’ deklaron deputetja e LDK-së.

Ajo shton se janë bllokuar gjitha fondet ndërkombëtare dhe ka shumë marrëveshje që presin në rend për tu votuar në Kuvend.

‘’Krejt fondet dhe marrëveshjet ndërkombëtare janë bllokuar, ka shumë marrëveshje që presin në rend dhe nuk kalojnë. Kjo Qeveri është shumë arrogante. Kjo Qeveri duhet me dhënë dorëheqje dhe me shkuar në zgjedhje’’, potencon ajo.

Deputetja Dumoshi për FrontOnline thotë se LDK-ja ka njerëz që mund ta ndryshojnë këtë gjendje, pasi që sipas saj kjo është dëshmuar edhe më pare me qeveritë që ka udhëhequr LDK-ja dhe se tashmë kanë edhe programin ‘’Rruga e Re’’

‘’LDK së pari ka shumë ekspert, të profileve të ndryshme. Ka njerëz që janë dëshmuar si ministra e kryeministra dhe arritjet e qeverive të LDK-së edhe sot prekën. LDK e ka një program të qartë ”Rruga e Re”, e që me kryeministrin e ardhshëm Lumir Abdixhiku do ia dalim mbanë’’ deklaron ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat