Kryeministri Albin Kurti është deklaruar nga Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian në Kotor.
Ai tha se Plani i Rritjes së BE-së është mundësi për Ballkanin Perëndimor, derisa theksoi se pret “njohjen e Kosovës nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”.
“Takimi i tretë i planit të bashkimit evropian është një mundësi e madhe për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për t’u bashkuar dhe diskutuar si mund të integrohen më tej duke bërë reforma në shtëpi por në të njëjtën kohë për të parë si mund të bëjmë më shumë dhe më mirë për Bashkimin Evropian në kuptimin e përfitimit të programit për mbështetje dhe programi i BE-së për rritje që në të njëjtën kohë na ofrojnë çasje në tregun unik të Bashkimit Evropian. Shënojmë dhjetë vjetorin e Procesit të Berlinit dhe presim të kemi bashkëpunim më të mirë dhe gjithashtu presim edhe njohjen nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”.
Kurti u shpreh i pakënaqur me faktin që “Bosnja dhe Hercegovina nuk e ka miratuar marrëveshjen për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime, për të cilën jemi pajtuar 18 vjet më parë”.
Në samit diskutohet për planin e rritjes, ku po marrin pjeseë liderët e rajonit, përfaqësues të BE-së dhe të SHBA-së.