Takimi Kurti-Krasniqi, “mollë sherri” në Kuvend: Kjo darkë të ka pajtu ty me vëlla; miratohen 10 marrëveshje ndërkombëtare

Aktuale

Takimi Kurti-Krasniqi, “mollë sherri” në Kuvend: Kjo darkë të ka pajtu ty me vëlla; miratohen 10 marrëveshje ndërkombëtare

Nga: Bota sot Më: 16 maj 2024 Në ora: 06:32 Përditësuar në ora: 12:21 më 16.05.2024
Kuvendi i Kosovës

Gashi-Mujës së VV-së në Kuvend: Kjo darkë të ka pajtu ty me vëlla

Në Kuvendin e Kosovës, po mbahet sot seanca plenare ku në pikë të rendit të ditës janë marrëveshjet ndërkombëtare.

Gjatë kësaj seance, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi nuk hezitoi të komenton darkën e së hënës, mes kryeministrit Kurti dhe kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi.

Gashi iu drejtua Armend Mujës të VV-së me fjalët “Nëse asgjë tjetër, kjo darkë të ka pajtu ty me vëlla”.

Vëllezërit Muja kanë bindje të ndryshme politike, vëllau i Armend Mujës, Gazmend Muja është me Partinë Demokratike të Kosovës, përderisa deputeti Muja është me VV-në.

Miratohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë ushtarake mes Kosovës dhe Turqisë

Me 85 vota për, asnjë kundër, asnjë abstenim ka kaluar Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë ushtarake ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Turqisë.

Ministri i Bujqësisë Faton Peci, ka thënë se kjo Marrëveshje paraqet bashkëpunimin në këto fusha, stërvitje dhe edukim ushtarak, industri dhe mbrojtje, shkëmbim të inteligjencës ushtarake, mjekësi ushtarake, operacione paqeruajtëse, e të tjera.

“Në emër të ministrisë së Mbrojtjes paraqes për miratim Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë ushtarake ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe qeverisë së Turqisë. Kjo marrëveshje paraqet bashkëpunimin në këto fusha, stërvitje dhe edukim ushtarak, industri dhe mbrojtje, shkëmbim të inteligjencës ushtarake, mjekësi ushtarake, operacione paqeruajtëse, e të tjera”, ka thënë ai.

Me propozimin e 44 deputetëve, Kuvendi i trajton vetëm dy prej marrëveshjeve ndërkombëtare

Me propozimin e 44 deputetëve, Kuvendi i Kosovës, ka trajtuar “me prioritet”, dy marrëveshje ndërkombëtare.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se “Në këtë seancë do të trajnohen vetëm dy prej marrëveshjeve siç u morën vesh Grupet Parlamentare jo të tjerat”.

E shefja e GP të VV-së Mimoza Kusari-Lila tha se marrëveshja e para ka të bëjë marrëveshje kornize ushtarake ndërmjet Kosovës dhe Turqisë dhe e dyta ka të bëjë me një marrëveshje ne mes Kosovës dhe Bankës Evropiane për trajtimi e ujërave të zeza në Ferizaj.

Armend Zemaj-Vetëvendosjes në Kuvend: Pronto, pronto, tap darka

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj gjatë seancës së Kuvendit, kritikoi deputetët e Vetëvendosjes, duke u kujtuar deklaratat që kishin bërë gjatë kohës sa ishin në opozitë, por edhe tash në pushtet.

Kjo pas darkës së të hënës mes kryeministrit Kurti dhe kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi.

“Pronto, pronto, tap darka”, u dëgjua t’i thotë deputeti i LDK-së deputetëve të Vetëvendosjes.

Kuvendi i rikthehet normalitetit, votohen disa marrëveshje ndërkombëtare

Me 92 vota për, Kuvendi miratoi Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Sekretariati shtetëror për çështje ekonomike për Projektin e “qëndrueshmërisë klimatike në sektorin e ujërave në Kosovë”.

Me po aq vota, u miratua edhe Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), dhe KFW, Frankfurt Am Main, për Programin e energjisë solare I (solar4kosovo I) Fotovoltaik,

Po ashtu me 92 vota për, kaloi edhe Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare,  për  pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa digjitale për periudhën 2021-2027” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian,

Me 92 vota për ka kaluar i Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e BE-së qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat,

Me 91 vota për ka kaluar Projektligjit nr.08/L-280 për ratifikimin e “amendamentimit nr.3 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2015”.

Me 89 vota për Kuvendi i Kosovës ka miratuar i Projektligjim për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Drejtësia”.

Dështon ratifikimi në Kuvend, s’kalon marrëveshja për burgjet me Danimarkën

Kuvendi i Kosovës s’ka arritur ta votojë as sot Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar.

Pro kësaj marrëveshje ishin 77 deputetë, derisa kundër votuan 10. Pro kësaj marrëveshje votuan edhe deputetët e PDK-së, që deri tash nuk kishin marrë pjesë në votimet për marrëveshjet ndërkombëtare, por as votat e tyre nuk kryen punë.

“Vetëm 77 vota për këtë marrëveshje, 10 kundër, rrëzohet kjo marrëveshje”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Njëjtë ka ndodhur edhe me Projektligjin për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Pro kësaj marrëveshje votuan 75 deputetë, e kundër 13. Për këtë marrëveshje votuan vetëm disa deputetë të PDK-së.

​Seanca e Kuvendit fillon me një minutë heshtje për Ukshin Hotin

Me një minutë heshtje ka filluar Seanca e Kuvendit të Kosovës për të kujtuar 25 vjetorin e zhdukjes me dhunë të intelektualit dhe patriotit të shquar, Ukshin Hoti.

Pas kësaj, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka bërë thirrje drejtësisë ndërkombëtare, por edhe asaj vendore që të merret me rastin e Ukshin Hotit, por edhe shumë intelektualeve e patrioteve të zhdukur me dhunë nga Serbia.

Konjufca: Bëjmë edhe thirrje drejtësisë ndërkombëtare, por edhe drejtësisë vendore që të merret me rastin e Ukshin Hotit

“Sot është 25 vjetori i zhdukjes me dhunë të intelektualit tonë të madh dhe patriotit tonë të shquar, Ukshin Hoti. Përgjegjëse padyshim për zhdukjen e tij me dhunë është shteti i Serbisë me mekanizmat e tij. Sapo kinse u lirua nga Burgu i Dubraves po e priste një veturë aty, e organizuar nga shteti serb dhe çkado që do t’i ketë ndodhur intelektualit Hoti, përgjegjësinë pa dyshim se e mban shteti okupator serb...Me këtë rast i bëjmë edhe thirrje drejtësisë ndërkombëtare, por edhe drejtësisë vendore që të merret me rastin e Ukshin Hotit, me vrasjen e Fehmi Aganit, të Bardhyl Qaushit e të shumë intelektualeve e patrioteve gjatë luftës, dhe me të gjithë të zhdukurit me dhunë nga Serbia, dhe me gjitha krimet që Serbia i ka kryer në Kosovë”, tha Konjufca.

Ndërkaq, Në rend dite sipas njoftimit të Kuvendit janë votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare dhe i disa projektligjeve.

Konjufca: Shteti i Serbisë përgjegjës për zhdukjen e Ukshin Hotit

Sot bëhen 25 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit. Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti.

Kuvendi i Kosovës sot ka nderuar me një minutë heshtje Ukshin Hotin.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se shteti i Serbisë është përgjegjës për zhdukjen e Ukshin Hotit. Ai ka kërkuar që për rastin e Ukshin Hotit të merret drejtësia vendore dhe ndërkombëtare

Sot votohen Marrëveshjet Ndërkombëtare

Marrëveshjet Ndërkombëtare do të jenë në rend dite në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Kuvendi, ku është bërë e ditur agjenda e seancës plenare.

Seanca do të fillojë në orën 10:00, derisa në rend dite janë 39 pika.

Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza ka thënë dje në një konferencë për media se kjo parti do t’i votojë Marrëveshjet Ndërkombëtare, të cilat kanë mbetur tash e një kohë të gjatë të pa miratuara.

Zhbllokimi i votimit të këtyre Marrëveshjeve Ndërkombëtare vjen pas takimit që patën kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ku u bisedua për çështjet legjislative dhe për mundësinë e shkuarjes së vendit në zgjedhje.

Njoftimi i Kuvendit të Kosovës

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 2 maj 2024

1. Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,

2. Votimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,

3. Votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze,

4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-253 për Aderimin e Republikës së Kosovës në Konventën për Importin e Përkohshëm,

5. Votimi i Projektligjit nr.08/L-254 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Kosovës nga njëra anë dhe Bashkimit Evropian nga ana tjetër për pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e bashkimit programi i tregut të vetëm,

6. Votimi i Projektligjit nr. 08/L-259 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Projekti për forcimin e qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”,

7. Votimi i Projektligjit nr.08/L-263 për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës,

8. Votimi i Projektligjit nr.08/L-271 për  ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Kosovës, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane, të përfaqësuar nga Sekretariati shtetëror për çështje ekonomike për Projektin e “qëndrueshmërisë klimatike në sektorin e ujërave në Kosovë”,

9. Votimi i Projektligjit nr.08/L-273 për  ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), dhe KFË, Frankfurt Am Main, për Programin e energjisë solare I (solar4kosovo I) Fotovoltaik,

10. Votimi i Projektligjit nr.08/L-281 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërkombëtare,  për  pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Evropa digjitale për periudhën 2021-2027” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian,

11. Votimi i Projektligjit nr.08/L-270 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e BE-së qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat,

12. Votimi i Projektligjit nr.08/L-280 për ratifikimin e “amendamentimit nr.3 të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2015”,

13. Votimi i Projektligjit nr.08/L-293 për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren”,

14. Votimi i Projektligjit nr.08/L-292 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Kosovës në programin e Bashkimit Evropian “Drejtësia”,

15. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,

16. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,

17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-276 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjeve  të veçanta për krijimin e bazës ligjore për nxjerrjen e akteve nënligjore nga qeveria dhe ministrat,

18. Shqyrtimi i parë Projektligjit nr.08/L-283 për harmonizimin e ligjeve të veçanta me Ligjin nr. 05/L-087 për kundërvajtje,

19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-290 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,

20. Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,

21.Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Autoritetit Rregullator për Komunikimet Elektronike dhe Postare, për vitin 2022,

22. Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarura të Mediave.

 

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 4 prill 2024

 

17. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-211 për Verëra,

18. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,

20. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,

21. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-268 për shpronësimin e pronës së paluajtshme,

25. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-279 për Inspektoratin qendror të mbikëqyrjes së tregut,

26. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-288 për mbrojtjen e konsumatorit,

27. Votimi i Programit Kombëtar të Shkencës 2023/2028,

28. Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,

29. Shqyrtimi i rekomandimeve nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.08/L-021 për tregti me jashtë,

30. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të performancës “Prokurimet e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për vitin 2021”,

31. Shqyrtimi i Rekomandimeve për Raportin e auditimit të performancës “Renovimi dhe konfigurimi i stadiumit të qytetit në Mitrovicë, Gjilan dhe Gjakovë”,

32. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, për vitin 2022,

33. Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,

34. Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2022,

35. Shqyrtimi i Projektrezolutës për vlerësimin e punës së Autoritetit të Konkurrencës i Republikës së Kosovës për vitin 2022,

36. Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

37. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale,

38. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës, përfaqësues nga Oda e Avokatëve të Kosovës,

39. Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat