Deputetja e LDK-së ofendon Shkëlzen Gashin: Vërehesh që ke disbalancë emocionale

Aktuale

Deputetja e LDK-së ofendon Shkëlzen Gashin: Vërehesh që ke disbalancë emocionale

Më: 15 maj 2024 Në ora: 22:36
Doarsa Kica

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, i tha analistit Shkëlzen Gashi se ka “disbalanc emocional”.

Teksa të dy po diskutonin, deputetja i tha Gashit: “Vërehesh që ke disbalanc emocional, por në rregull jemi”.

“Mos prit që nuk të them që është e pavërtetë një e pavërtetë, kaq”, vazhdoi t’i drejtohej Gashit deputetja.

Më pas fjalën e mori analisti Gashi “këtu ka një garë mes opozitës për vendin e dytë dhe të tretë dhe kjo garë është mes PDK-së dhe LDK-së. VV nuk është në këtë garë për vendin e 2-3, por nëse gjendja është e keqe qysh pretendon opozita, atëherë pse ka rëndësi se si po shkojmë në zgjedhje. Për me ndal gjendjen e keqe nuk të intereson a po jep Kurti dorëheqje apo po bëhet mocion mu shpërbë Kuvendi”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat