Bislimi udhëton drejt Hungarisë, priten takime të rëndësishme

Aktuale

Bislimi udhëton drejt Hungarisë, priten takime të rëndësishme

Më: 13 maj 2024 Në ora: 12:54
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Hungarisë.

Gjatë qëndrimit dy ditor në Budapest, ai do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Institutit të Kosovës për Administratë Publike dhe Universitetit të Shërbimeve Publike të Hungarisë, Ludovika.

Në këtë vizitë, ndër të tjera, zëvendëskryeministri Bislimi pritet të takohet edhe me ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë, Peter Szijjarto.

Po ashtu edhe me ministrin për Çështje të BE-së, Janos Boka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat