Gërvalla takon delegacionin nga landi i Bavarisë

Aktuale

Gërvalla takon delegacionin nga landi i Bavarisë

Më: 11 maj 2024 Në ora: 22:26
Foto nga takimi

Ministrja e punëve të Jashtme, ka takuar delegacionin nga landi i Bavarisë, përfaqësues të CSU-së dhe personalitete nga kultura, biznesi e politika në Gjermani, të udhëhequr nga ish-kryeministri bavarez, Gunther Beckstein.

Gërvalla ka theksuar se në takim u fol për situatën politike dhe të sigurisë në vend e rajon, të arriturat e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, demokracisë dhe zhvillimit ekonomik por edhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.

“Patëm një diskutim miqësor dhe të hapur rreth proceseve nëpër të cilat po kalojmë si anëtarësimi në Këshillin e Evropës për të cilin ndamë mendimin që Republika e Kosovës ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim duke qenë shembull të respektimit të të drejtave të komuniteteve pakicë, liri të shprehjes dhe atyre fetare”, ka theksuar Gërvalla.

Postimi i plotë

Në kuadër të vizitës së tyre në Kosovë pata kënaqësinë të takoj delegacionin nga landi i Bavarisë, përfaqësues të CSU-së dhe personalitete nga kultura, biznesi dhe politika në Gjermani, të udhëhequr nga ish-kryeministri bavarez, Dr. Günther Beckstein.

Marrëdhëniet e fuqishme bilaterale, miqësia mes popullit të Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, situata politike dhe e sigurisë në vend dhe rajon, të arriturat e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, demokracisë dhe zhvillimit ekonomik, ishin temat kryesore të këtij takimi.

Patëm një diskutim miqësor dhe të hapur rreth proceseve nëpër të cilat po kalojmë si anëtarësimi në Këshillin e Evropës për të cilin ndamë mendimin që Republika e Kosovës ka përmbushur të gjitha kushtet për anëtarësim duke qenë shembull të respektimit të të drejtave të komuniteteve pakicë, liri të shprehjes dhe atyre fetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat