Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Qorolli: E nisën keq, përfunduan edhe më keq

Aktuale

Pas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Qorolli: E nisën keq, përfunduan edhe më keq

Më: 10 maj 2024 Në ora: 10:37
Vigan Qorolli

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorolli ka komentuar përfundimin e mandatit të përfaqësuesit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesit Special të BE-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.  

Qorolli përmes një ri-postimi në platformën X i është drejtuar analistit amerikan dhe njohësit të çështjeve të Ballkanit, Daniel Serwer duke i shkruar se Escobar dhe Lajçak e nisën keq këtë mision dhe përfunduan edhe më keq.

Ai theksoi se ata i premtuan Beogradit se prioritet i tyre do të jetë krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe përfunduar pa përparim në këtë drejtim.

“Escobar si dhe Lajçak nisën keq dhe përfunduan më keq. Ata i premtuan Beogradit se do të kenë prioritet krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe brenda Kosovës. Ata përfunduan pa përparim të rëndësishëm në atë prioritet të gabuar”, ka shkruar Qorolli në X.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat