Kusari-Lila i kundërpërgjigjet Çitakut: Nuk është e vërtetë, me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Aktuale

Kusari-Lila i kundërpërgjigjet Çitakut: Nuk është e vërtetë, me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet

Më: 9 maj 2024 Në ora: 22:59
Mimoza Kusari – Lila.

Mysafire e edicionit të sontëm të emisionit Rubikon ishte shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila.

Ndër të tjera, temë e diskutimit ishte edhe shkuarja në zgjedhje.

Ajo iu kundërpërgjigj nënkryetares së PDK-së Vlora Çitaku, se kryetari i këtij subjekti Memli Krasniqi, ka biseduar me përfaqësuesit e VV-së rreth kësaj çështjeje.

“E kam demantuar. Absolutisht nuk është e vërtetë. Në kuvend nuk ka pasur me askend. Unë bile kam pyetur në organizatë dhe e kam pasur të njëjtën përgjigje”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat