Aliahmeti: “Trau” në kufi, simbol politik i barrierës ekonomike Kosovë – Shqipëri

Aktuale

Aliahmeti: “Trau” në kufi, simbol politik i barrierës ekonomike Kosovë – Shqipëri

Më: 9 maj 2024 Në ora: 22:18
Ilir Aliahmeti

Ilir Aliahmeti nga Partia Demokratike e Shqipërisë, thotë se detyrimi i pagesës për qytetarët që shfrytëzojnë kufirin është simbol politik i barrierës ekonomike mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai thotë se “trau” është simbol dhe sipas tij, politika funksionon me simbole.

“Unë sapo erdha nga Tirana, nuk pata asnjë problem për ta kaluar kufirin. Na pyeti polici kufitar i Republikës së Kosovës: ‘A jeni të dy shtetas shqiptarë?’. Thamë po. ‘Vazhdoni, faleminderit!’. Por, ama ne kemi vendosur një ‘tra’ aty. Dy popujt më të varfër të Ballkanit kanë një barrierë ekonomike. Është simbol dhe politika funksionon edhe me simbole”, tha ai.

Aliahmeti tha se pengesa mes kufirit duhet të hiqet, duke shtuar se kjo është shumë e thjeshtë.

“Përpara se ne të diskutojmë duhet të heqim atë ‘trau’ që na ndan neve ndërmjet. Dhe, kjo gjë është shumë shumë e thjeshtë. Është një simbol. Pse ky ‘trau’ nuk është përtej me një shtet tjetër? Pse është vetëm te ndarja e Shqipëri – Kosovë?”, shtoi ai.

Shtetasit e Kosovës, por edhe banorë të Kukësit me rrethinë, si përdoruesit kryesorë të Rrugës së Kombit në afërsi të tunelit të Kalimashit janë të detyruar të paguajnë një tarifë duke filluar me 5 euro (10 euro vajtje-ardhje)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat