Anëtari i PD-së: Macron vendosi Asociacionin kusht për KiE, pas takimit me Vuçiqin dhe Ramën

Aktuale

Anëtari i PD-së: Macron vendosi Asociacionin kusht për KiE, pas takimit me Vuçiqin dhe Ramën

Më: 9 maj 2024 Në ora: 22:01
Ilir Aliahmeti

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Ilir Aliahmeti duke komentuar mos futjen e Kosovës në agjendën e Këshillit të Ministrave në KiE dhe i pyetur se a ka mundur të bëjë diçka Shqipëria, apo kryeministri Edi Rama në këtë drejtim, ka konsideruar se Rama po i bën vetëm dëm Kosovës.

Madje sipas tij, Asociacioni për anëtarësim në KiE u bë kusht pas takimit Macron-Vuçiq, dhe më pas atij Macron-Rama.

Ai ka vlerësuar se Rama duke pasur një bashkëpunim të ngushtë më presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, po e justifikon luftën që ka Serbia me Kosovën.

“A mund të bënte dot më shumë keq, Edi Rama. Sepse më dëm që po bën nuk ka mundësi. Pas një takimi të Macron me Vuçiqin, me një urgjencë të madhe Macron thërret Edi Ramën në një takim dhe vendos këtë çështjen e Asociacionit. Bashkëpunimi i ngushtë me Vuçiq ka qenë më vite, është në agjendën e tyre afatgjatë dhe fatkeqësisht po bëhet justifikues i situatës dhe i luftës që ka Serbia me Kosovën”, ka thënë ai.

Kurse, Aliahmeti ka konsideruar se vendosja e Asociacionin si kusht i pakapërcyeshëm tregon një mos dëshirë për ta pasur Kosovën të paktën në agjendë.

Sipas Aliahmetit, kushti i vendosur për Kosovën është cinizëm, pasi që edhe po të ishte i pranueshëm, nuk mund të bëhej për shkak të hapësirës kohore.

Megjithatë, ai ka parë shanse të mëdha të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshill të Evropës.

“Shansat ishin të mëdha. Vendosja e një kushti në momentet e fundit, një kushti që edhe sikur të ishte i pranueshëm thjeshtë nuk kishte hapësirë kohore për të bërë diçka në këtë drejtim. Vendosja e një kushti të pakapërcyeshëm do të thotë që nuk ka qenë dëshira në atë moment për të qenë në Këshill të Europës, të paktën të futej në agjendë diskutimi, sepse kjo është shumë cinizëm fakti që as mos të futet në rend dite” shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat