Zëvendësministri i MPJD-së takon Sekretarin e Shtetit hungarez, kërkon mbështetje për në KiE

Aktuale

Zëvendësministri i MPJD-së takon Sekretarin e Shtetit hungarez, kërkon mbështetje për në KiE

Më: 9 maj 2024 Në ora: 20:51
Foto nga takimi

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, është takuar në Budapest me Sekretarin e Shtetit të Hungarisë, Peter Sztaray.

Siç ka njoftuar vet Ahmeti në Facebook, me Sztaray ka biseduar edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ku ka kërkuar mbështetjen e Hungarisë.

“Fokus i diskutimeve ishte presidenca e radhës e Bashkimit Evropian nën udhëheqjen e Hungarisë. Nga pala hungareze u njoftova për prioritetet e presidencës, përderisa me theks të veçantë trajtuam procesin e zgjerimit për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë kontekst, fola mbi rëndësinë e avancimit të aplikimit të Kosovës në Bashkimin Evropian gjatë presidencës hungareze. Po ashtu, diskutuam edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, me ç’rast kërkova mbështetjen e Hungarisë për anëtarësim në këtë organizatë”, ka shkruar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat