Imeri: Nëse Kosova nuk anëtarësohet në KiE për mosplotësim të një kriteri atëherë është dështim

Aktuale

Imeri: Nëse Kosova nuk anëtarësohet në KiE për mosplotësim të një kriteri atëherë është dështim

Më: 9 maj 2024 Në ora: 19:50
Analisti politik, Dorajet Imeri

Analisti politik, Dorajet Imeri, ka thënë se e gjithë klasa politike në vend duhet të kuptojë se ka ardhur momenti që Kosova duhet të kryejë obligimet e saja karshi politikës së jashtme.

Në Info Magazine, ai ka folur për kushtëzimin e Gjermanisë dhe Francës për mos mbështetje në mbledhjen e Komitetit të Ministrave për anëtarësim në Këshillit e Evropës.

“Shteti duhet të bashkëpunojë me secilin shtet veç e veç natyrisht me shtetet që e kanë sponsorizuar pavarësinë, nëse Kosova ka aplikuar dhe nuk arrin rezultatin që të anëtarësohet për shkak të një kriteri që është vendosur këtë në rastin më të mirë do ta quaja dështim”, ka thënë Imeri.

“Duhet të kompletojmë kornizën tonë të obligimeve, në momentin kur është pranuar Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe në Marrëveshjen e Brukselit është dashtë të dihet se këto shtete nuk të lënë të ecësh para pa i përmbushur obligimet e tua”.

“Këto janë absurde, këto janë të panevojshme, por nëse je dakorduar paraprakisht me ta dhe nuk i zbaton, pastaj kjo lë shumë për të dëshiruar. Pra, nëse është thënë se Kosova e merr obligim që t’i zbatojë pikat dhe nuk i kryen atëherë është vështirë të ruash partneritetin e mirëbesimit që e ke arritur deri tani me partnerë”, ka pohuar Imeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat