Dreshaj: Asociacioni do të implementohet pa asnjë dilemë

Aktuale

Dreshaj: Asociacioni do të implementohet pa asnjë dilemë

Më: 9 maj 2024 Në ora: 18:08
Shemsedin Dreshaj

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, thotë se formimi i Asociacionit për anëtarësim në KiE është i padrejtë.

Madje, Dreshaj të padrejtë e cilëson edhe rregullimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe nënshkrimin e marrëveshjeve.

“Është kusht i padrejtë që të vendoset rregullimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe njëkohësisht nënshkrimi i asaj marrëveshje që po insistojnë… Asociacioni është një fakt i cili del edhe nga dokumenti i Ahtisaarit buron edhe në Kushtetutën e Kosovës, por brendia e tij duhet të veçohet me kujdes. Është kushti padrejtë që i është vendosë Kosovës”, tha ai.

Profesori universitar thotë se Asociacioni do të implementohet pa asnjë dilemë.

“Asociacioni do të implementohet, pa asnjë dilemë. Por, kush do ta implementojë? Është çështje kohe. Ka me u implementu, sepse është kusht. Sa më herët, aq më mirë. Qeveria duhet ta peshojë vetën mirë, se a ia vlen më shumë një votë, apo më shumë ia vlen një anëtarësim i vendit në KiE… Vendimet që duhet të merren brenda këtyre dy-tri dite, duhet të jenë shumë të matura. Bëj apel që këto të maten seriozisht të mos mendohet në impaktin e votës, por në të mirën e vendit”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat